leoni

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, po qëndron për vizitë zyrtare, në Jordani

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, po qëndron për vizitë zyrtare, në Jordani

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Jordanisë, gjenerallejtënant Mahmud Frihat, nga data 22 korrik po qëndron për herë të parë në vizitë zyrtare në Jordani. Vizita e Komandantit të FSK-së filloi me pritjen ceremoniale të organizuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Jordanisë dhe vazhdoi me takime në mes të dy delegacioneve ku gjenerali Rrahman Rama e njoftoi gjeneralin Frihat dhe delegacionin e tij, për të arriturat e FSK-së dhe procesin e tranzicionit. Në takime janë zhvilluar diskutime lidhur me identifikimin e fushave të përbashkëta të bashkëpunimit në të ardhmen dhe pritet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të dy forcave.

Gjeneral Rama së bashku me delegacionin e tij i përberë nga koloneli Agron Bajrami, shef i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në MM, koloneli Bekim Osmani, atasheu ushtarak i FSK-së në Turqi dhe kapiteni Jaser Mulla, asistent ushtarak i Gjeneral Ramës, patën mundësinë të vizitojnë Qendrën Trajnuese të Forcave Speciale, Qendrën Trajnuese për Mbrojtje Kimike Atomike Biologjike, Forcat Ajrore të Jordanisë, si dhe Byron për Dizajnim dhe Zhvillim e cila funksionon nën ombrellën e Forcave të Armatosura të Jordanisë. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama shprehu falënderimin për mikpritjen e jashtëzakonshme të gjeneral Frihat dhe stafit të tij, si dhe shfrytëzoi rastin që ta ftojë atë dhe delegacionin e tij për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …