Në 21 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Vezir Ademaj, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës

Në 21 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Vezir Ademaj, dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovës

Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Vezir Ademaj kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar familjes se tij dekoratën me Urdhrin Hero i Kosovës. “Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike në altarin e lirisë së Atdheut, të vëllait tonë të dashur, Vezir Ademaj – ”Alfredi”. Sot u mbushen 21 vjet nga rënia juaj heroike, për lirinë e shtrenjtë të Atdheut, i dashur vëlla Vezir. Njëzet e një vite krenari, dhimbje, dashuri dhe mall për ty. Por  mbi të gjitha ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë, sepse ti u sakrifikove për këtë ditë që po e gëzojmë ne sot. Për këtë liri të shtetit të Kosovës, të cilin shtet po e ndërtojmë me shumë sakrifica. Në këtë përvjetor, ne jemi më krenarë se kurrë, sepse vepra dhe sakrifica e Juaj sublime asnjëherë nuk u harrua, por vetëm sa u përforcua edhe më shumë si kujtim, si mirënjohje dhe si nderim. Madhështia dhe kuptimësia e veprës suaj u lartësua akoma më shumë sot në këtë ditë përkujtimi e nderimi, kur Presidenti i Republikës sonë, z. Hashim Thaçi, me urdhër te veçantë e protokoll presidencial, të dekoroj me mirënjohjen më të lartë shtetërore presidenciale “HEROI i KOSOVËS”, ka shkruar ndër të tjera Hasan Ademaj vëllai i dëshmorit Vezir Ademaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …