Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama priti sot në takim kadetët e përzgjedhur për studime në gjeneratën 2020-2024

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama priti sot në takim kadetët e përzgjedhur për studime në gjeneratën 2020-2024

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant,  Rrahman Rama priti sot në takim kadetët e   përzgjedhur për studime në gjeneratën 2020-2024 në Akademinë Ushtarake prestigjioze West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së në Kosovë Kolonel Rajan Nikols dhe Shefja e Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes së SHBA-së, Major, Certnej Olson. Në takim, Gjeneral Rama shprehu kënaqësinë dhe përgëzimet për rezultatet më të mira në testim si dhe  përzgjedhjen e tyre në bazë të kritereve standarde të përcaktuara të akademive përkatëse në konkurrencë shumë të fortë. Ai, ndër të tjera bashkë me urimet shprehu edhe besimin e plotë në suksese të larta në studime për katër vitet e ardhshme, sukses që reflekton në vlerat e FSK-së, shtetit tonë, dhe vlerat e partneritetit strategjik me aleatët tanë amerikan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …