Philip Kosnett

Lidhjet mes Amerikës dhe Kosovës janë të forta si guri, thotë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Amerikës, ndërsa nënvizoi se lidhjet ndërmjet këtyre dy shteteve janë forta si guri. Nuk kam dyshim se Kosova dhe Amerika  do të mbesin partnerë të afërt edhe në të ardhmen. Nuk kam dyshim fare. Mendoj se natyra e partneritetit do të evolojë dhe kjo është natyrale. Së pari kam jetuar në Kosovë në vitin 2003, menjëherë pas lufte, kur shteti ka qenë në formë të tmerrshme në aspektin ekonomik. Kur jam rikthyer në 2018, jam impresionuar me të gjithë progresin që kam parë dhe në veçanti me gjeneratën e të rinjve – të edukuar, njohës të gjuhëve të huaja, njerëz që mund të jenë të suksesshëm në çdo vend të botës dhe që duan ta ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.  Progresi në Kosovë ka qenë rezultat i punës së madhe të njerëzve të Kosovës, por Amerika  dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë kanë kontribuar për këtë. “Të gjitha përpjekjet tona bashkëpunuese me Kosovën, e gjithë asistenca jonë, ka qenë e menduar që ta ndihmojë Kosovën të qëndrojë në këmbë të veta, sikur partner i barabartë i Amerikës  dhe më pak si vend i  varur. Kjo është e ardhmja që e shohim për Kosovën”, u shpreh ambasadori Kosnett për Telegrafin.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …