Komandanti i KFOR-it, ka biseduar me shefin e EULEX-it, lidhur me sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua  me shefin e EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, në shtabin e KFOR-it, në Prishtinë. Në këtë takim, dy komandantët rikonfirmuan angazhimin e tyre për të mbështetur sigurinë e Kosovës, duke vepruar si reagues i dytë dhe i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me EULEX-in. Ata gjithashtu përsëritën mbështetjen për Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar si thelbësor për stabilitetin në rajon. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza në Bashkësia Islame e Kosovës: Solidariteti, vlerë që na bashkon

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike e Kosovës, ka vizituar Bashkësia Islame e Kosovës me …