KOMF-I mbajti Konferencën Nacionale për Avancimin e Shërbimeve Sociale në Kosovë

KOMF-I mbajti Konferencën Nacionale për Avancimin e Shërbimeve Sociale në Kosovë

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, zhvilloi Konferencën e dytë Nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. Konferenca adresoi çështjet e avancimit dhe rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve sociale duke përfshirë fuqizimin një skeme të hapur në mes të ofruesve publik dhe joqeveritar/privat, integrimin e shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore, zhvillimin dhe fuqizimin e shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, reformimin e formave të mbrojtjes, llogaridhënien dhe financimin e shërbimeve sociale.

Në fjalën e hapjes morën pjesë: Znj. Besa Baftiu, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Kuvendi i Kosovës, Z. Burim Behluli, President i Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Z. Mentor Morina – U.d. Drejtorit të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes, MPMS, Znj. Vlora Limani Hajnuni – Kryesuese e Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Z. Dren Rexha,Specialist i Mbrojtjes Sociale, UNICEF.

 Presidenti i KOMF z. Behluli potencoi rëndësinë e konferencave të tilla duke shfrytëzuar edhe momentin mjaft të mirë të rishikimit të legjislacionit aktual i cili duhet të adresojë më tej nevojat për të zhvilluar dhe rritur cilësinë e shërbimeve sociale në Kosovë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovë znj. Baftiu pranoi nevojën për përmirësim të shërbimeve sociale dhe theksoi rekomandimet e dala nga raporti i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës të cilat janë aprovuar në Kuvend si pjesë e Koncept Dokumentit për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Përfaqësuesi i zyrës së UNICEF në Kosovë, z. Dren Rexha nënvizoi se shërbimet sociale duhet të jenë një prioritet dhe të shihen si pjesë e mbrojtjes së përgjithshme sociale, të cilat janë element thelbësor që garanton një jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët.

  1. Mentor Morina nga MPMS informoi mbi hapat e ndërmarra së fundmi nga MPMS dhe prioritetet e nivelit qendror për avancimin e shërbimeve sociale, edhe përmes inkorporimit në Koncept Dokumentin për Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, të krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale, gjë që do garantojë financimin e qëndrueshëm të shërbimeve sociale në Kosovë.

Udhëheqësja e Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kosovë, znj. Vlora Limani Hajnuni vuri theksin në mungesën e koordinimit dhe komunikimit të nevojshëm mes nivelit qendror dhe atij lokal dhe si pasojë mungesës së ndarjes së buxhetit të nevojshëm për zbatimin e politikave që barten nga niveli qendror, drejt komunave në nivel lokal.

Pas fjalës hyrëse, Z. Gani Lluga, Anëtar i Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për  Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, prezantoi shkurtimisht rekomandimet e dala nga Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës 2.0 në lidhje me avancimin e shërbimeve sociale për të garantuar mbrojtje cilësore për fëmijët në nevojë, të cilat janë njëkohësisht edhe pjesë e qëndrimit të hartuar nga KOMF për koncept dokumentin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.

​Ndër rekomandimet kryesore ai theksoi përcaktimin e llojeve të Shërbimeve Sociale me fokus në parandalim, fuqizimin e shërbimeve për parandalim dhe re integrim, organizimin e shërbimeve sociale dhe familjare, integrimin e shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore, zhvillimin dhe fuqizimin e shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, reformimin e formave të mbrojtjes, rritjen e cilësisë së shërbimeve, llogaridhënies dhe financimin e shërbimeve sociale.

Nga diskutimi i hapur mes përfaqësuesve nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, MPMS, Institucioni i Avokatit të Popullit, Komunat, Kolegjiumi për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, ZQM, QPS, UNICEF, dhe organizata të ndryshme lokale e ndërkombëtare, dolën këto rekomandime:

  •        1              Përcaktimi i llojeve të Shërbimeve Sociale, fuqizimi i shërbimeve për parandalim dhe re integrim me specifikimet përkatëse të llojeve të këtyre shërbimeve;

2              Organizimi i shërbimeve sociale dhe familjare (fuqizimi i një skeme të hapur të ofrimit të shërbimeve në mes të ofruesve publik dhe joqeveritar/privat);

3              Integrimi i shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore;

4              Zhvillimi dhe fuqizimi i shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, reformimi i formave të mbrojtjes;

5              Rritja e cilësisë së shërbimeve;

6              Llogaridhënia;

7              Financimi i shërbimeve sociale;

8              Përcaktimi i qartë i rolit kontribues dhe jo vetëm zbatues të Qendrës për Punë Sociale;

9              Saktësimi i rolit të Punëtorit Social si organ profesional dhe jo si organ civil;

10            Licensimi i shërbimeve të institucioneve publike dhe atyre private;

11            Ndarja e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në nivel komunal, në dy drejtori të veçanta, atë për Shëndetësi dhe atë për Mirëqenie Sociale;

12            Sigurimi i financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale;

13            Përcaktimi i mekanizmave të monitorimit të cilësisë së shërbimeve sociale;

14            Krijimi i programeve dhe iniciativave të edukimit të mbarë qytetarëve mbi rëndësinë e shërbimeve sociale;

     15            Qartësimi i raportit të shërbimeve sociale me ato të asistencës sociale, në mënyrë që ofrimi i shërbimeve sociale të synojë nxjerrjen e qytetarëve nga skema                           e asistencës sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …