Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj bën të ditur se Kosova e tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

Asambleja e 87-të e Përgjithshme e Interpolit fillon nesër ku do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës

Asambleja e 87-të e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) fillon nesër në Dubai, ku mes tjerash do të votohet edhe mbi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan Anadolu Agency. “Mbledhja e Asamblesë së 87-të të Përgjithshme të Interpol-it” do të zhvillohet më 18-21 nëntor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pika kryesore e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jetë zgjedhja e kryetarit të INTERPOL-it. Në vend të ish-kryetarit kinez, Hongwei Meng, i cili dha dorëheqje pasi u arrestua në vendin e tij, do të garojnë kandidatë nga Koreja e Jugut, Rusia dhe Afrika e Jugut. Mes tjerash në mbledhje do të votohet edhe për aplikimet për anëtarësim të Kosovës, si dhe Vanuatu dhe Kiribati. Në rast se pranohen këto shtete, INTERPOL-i me 195 anëtarë do të jetë organizata më e madhe ndërkombëtare. Turqinë në mbledhje do ta përfaqësojë delegacioni i kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Mehmet Ersoy. Delegacioni turk, vendeve pjesëmarrës në asamblenë e përgjithshme do t’ju sqarojë detajisht luftën e Turqisë kundër organizatave terroriste FETO, PKK dhe DEASH si dhe punimet rreth parandalimit të kontrabandimit të migrantëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …