Komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB, Zeid Raad al-Hussein: Sulmet ndaj komunitetit mysliman në Mianmar, “janë një shembull i spastrimit etnik”

Komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB, Zeid Raad al-Hussein: Sulmet ndaj komunitetit mysliman në Mianmar, “janë një shembull i spastrimit etnik”

Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, ka thënë se sulmet ndaj komunitetit mysliman Rohingya në Burma, i njohur si Mianmar, “janë një shembull i spastrimit etnik”, ka thënë Zeid Raad al-Hussein. Ai i ka bërë thirrje Mianmarit që të ndalojë këtë, siç e quajti ai “ operacion ushtarak mizorë” në shtetin Rakhine, me shumicë budiste. Refugjatët po akuzojnë forcat birmaneze se ata po u’a djegin fshatrat dhe po sulmojnë civilët në përpjekjë për t’i përjashtuar ata. Ndërsa ushtria në Mianmar, ka thënë se po u përgjigjet sulmeve të militantëve Rohingya dhe thotë se ata nuk po sulmojnë civilët. Rreth 300 mijë myslimanë Rohingya janë zhvendosur në Bangladesh, që kur ka shpërthyer dhuna me 25 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …