Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Opinionisti, Dardan Gashi ministër i përdorshëm për të gjitha partitë

Disa muaj më parë, në TV Klan Kosova ishte mysafir kryeministri i Shqipërisë për ballë disa  “alamet”  “analistësh”. Unë personalisht nuk e përcjell këtë kanal televiziv, por në atë ditë më patën vërshuar telefonatat si kurr më parë me të njëjtin sygjerim : “përcille Klan Kosovën është mysafir Edi Rama”. Nuk munda të përmbahesha  nga kureshtja dhe respekti  që kam për Edi Ramën dhe vendosa të përcjell debatin. Çka të shofësh Edi Rama për ball gjashtë mjeranëve të vetëquajtur “analistë” e që më tepër ngjanin në një kope surrogatesh. Ishte një moment kur Edi Rama i kishte dhënë një përgjigje që e kishte bërë Dardan Gashi. Aq mirë e dha atë përgjegje në stilin e tij fantastik. Mirëpo çuditërisht, Dardan Gashi nuk e kuptoi dhe iu drejtua Edi Ramës me një injorancë tipike për të. “Ju t’Shipnisë shpesh her folni shumqka dhe nuk dini qa thoni”. Edi Rama mezi e kuptoi dhe iu drejtua preras: “Unë di çka them  ose ti nuk po kupton asgjë”.

Shumica e mjeteve të iformimit në të gjitha trojet shqipëtare merren me spekulime, sensacione, gënjeshtra. Në këtë mes radhitën pseudo gazetarët pseudo analistët, e shumë pseudo të tjerë. Për ti cekur të gjitha, është më se e pa mundur. Por për fat të mirë i vetmi poltikan që po i zbërthen dhe po ua hedh në surrat  është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Shumë nga këta të ashtuquajtur gazetarë dhe analistë, herë bëhën gazetarë herë analistë e herë politikan. E ndërrojnë fytyrën e ngjyrën si kameleoni. Fatëkeqësisht të tillë ka shumë, por kësaj radhe duhet veçuar të paktën njërin nga këta të ashtuquajtur, Dardan Gashi, i cili para dite është me LDK-në mesditë me Listën Rugova në mbrëmje me AKR dhe për ta zbardhur drita ministër.

Pa pikë dyshimi dy mediumet televizive më të devalvuara kombëtarisht janë TV Klaniqët, ai në Shqipëri ku shquhet prepotenti megalloman Blendi i ziu i cili para disa ditësh vërtetoi se politikanët shqiptarë i bashkon vetëm interesi, sepse të tillë janë. Kurse në Klan Kosova shquhet Bato Haxhiu, cili kur ishte luajtur ndeshja Shqipëri-Serbi kishte shkuar si VIP në lozhat luksoze të stadiumit në Beograd, në momentin kur në mes të fushës së stadiumit nga qielli erdhi flamuri i Shqipërisë etnike, deri sa futbollistët ishin në gjendje të vdisnin për flamur, Bata ia kishte mbathur, ikë prapanicë se të lashë…

Por mbanë shpresa se më në fund edhe në politikën e Kosovës gjërat do të ndryshojnë  për të mirë. Me zgjedhjen e Ramush Haradinajt për kryeministër jam thellësisht i bindur se guri filloi të lëvizë në të mirë. Ai e e ka treguar veten në shumë sfida, shpresojmë edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë. Por sa do ta kuptojë këtë ministri i përdorshëm nga të gjitha partitë, Dardan Gashi, dhe çka mund të çepet me të, kjo mbetet për t’ u parë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …