Komisioni për Siguri Kombëtare i Kuvendit të Shqipërisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së

Komisioni për Siguri Kombëtare i Kuvendit të Shqipërisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së sot ishin për vizitë, deputetët, anëtarë të Komisionit për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga z.Nasip Naço. Në fillim ata u pritën dhe u shoqëruan nga zv. ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi. Më pas në takim të veçantë, deputetët, të shoqëruar edhe nga kolegët e tyre nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kryesuar nga zv.kryesuesi, deputeti. Enver Dugolli, u pritën edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Nga të dyja palët u vlerësua shumë lart bashkëpunimi ndërinstitucional dhe shkëmbimi i eksperiencave edhe në nivele të tilla, si vlerë e shtuar e marrëdhënieve të ngushta vëllazërore. Gjithashtu, të gjithë ishin të një qëndrimi se, mbikëqyrja parlamentare është instrumenti i fuqishëm i kontrollit demokratik të forcave të dy vendeve tona, si forca moderne me përcaktim dhe doktrinë me bazë në vlerat e qarta euroatlantike. Vizita vazhdoi më pas edhe në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u pritën dhe u informuan nga shefi i stafit, gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, duke përfunduar me vizitën në Qendrën e FSK-së për Studime Univesitare ” Wesley Clark”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …