Komisioni për zgjedhjet në fshatra i njoftoi kryetarët e fshatrave me orarin për mbajtjen e zgjedhjeve

Komisioni komunal për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një takim pune, si dhe një takim me kryetarët e fshatrave, të cilët i kanë njoftuar me orarin dhe rregulloren për mbajtjen e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e tyre. Takimi është drejtuar nga kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, i cili edhe e drejton komisionin,  i ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm të kryetarëve aktual, në shërbim të fshatrave të tyre. Për punën dhe angazhimin e tyre dhe për bashkëpunimin e mirë me komunën, kryetarët aktual të fshatrave dhe vendbanimeve, i ka falënderuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili premtoi se edhe pas zgjedhjeve, bashkëpunimi do të vazhdoj në mes të kryetarëve dhe qeverisë komunale. Më pas, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, i cili drejton edhe komisionin për zgjedhjet në fshatra, i ka informuar kryetarët pjesëmarrës, me vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, me orarin e mbajtjes së zgjedhjeve, me grupet e komisionit, si dhe rregulloren për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …