Kuvendi me konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e tribunalit mbi gjenocidin serb në Kosovë

Kuvendi me konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e tribunalit mbi gjenocidin serb në Kosovë

Kuvendi i Kosovës ka arritur konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë. Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad-hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunalit. Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të Muzeut të Gjenocidit, dhe Muzeut të Debimit. Kryetari, Kadri Veseli ka thënë se është i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. “Duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veriun e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që sot  të arrihet një marrëveshja …