Komisioni përkrahu Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni përkrahu Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji nr.05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.  “Me këtë rast, kryetari i Komisionit Haradinaj, bëri të ditur se shqyrtimi i amendamenteve të projektligjit (37 sish) është bërë në një varg mbledhjesh paraprake, ndërkaq, qëllimi i takimit të sotëm është procedimi i mëtejmë i projektligjit. Ai po ashtu sqaroi se me vendimin e sotëm lidhur me këtë projektligj, Komisioni do të përmbushë obligimet e tij kundruall përgjegjësive që ka”, thuhet në njoftimin për media. Në favor të procedimit të mëtejmë, në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendnit, përpos deputetit Bojan Mitić nga Lista Serbe, u shprehën të gjithë deputetët e tjerë të pranishëm. Në mbledhje nuk ishte i pranishëm deputeti Rexhep Selimi, por, për qëndrimin e tij lidhur me këtë projektligj bëri të ditur kryetari i Komisionit Haradinaj. Lidhur me këtë Haradinaj njoftoi se, deputeti Selimi gjendet për vizitë në Republikën e Shqipërisë, ndërkaq, nëpërmjet telefonit ka deklaruar qëndrimin e tij në mbështetje të procedimit të mëtejmë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …