Ilir Meta

Shpërndahet Kuvendi i Shqipërisë, Meta: Keqardhje për bojkotin e Partisë Demokratike

Kuvendi i Shqipërisë i ka mbyllur sot punimet për këtë mandat katërvjeçar pa praninë e opozitës. Pas votimit të ligjeve të fundit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se reforma në drejtësi ishte një nga punët më të mira që ka realizuar ky Kuvend dhe shprehu keqardhjen për mungesën e deputetëve të djathtë. “Besoj se kush më shumë e kush më pak, sipas mundësive apo dhe axhendave politike, u përpoqëm t’i japim qytetarëve një paketë të rëndësishme legjislative, që do t’i shërbejë hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Jam i keqardhur të shoh në këtë seancë mungesën e kolegëve të opozitës, por kur ka vullnet ka mundësi për të rikthyer normalitetin dhe dialogun politik për çështjet që duhet të përballojmë së bashku. Megjithatë, kjo panoramë e padëshirueshme nuk mund të zbehë punën voluminoze që kemi bërë gjatë këtyre 4 viteve”, tha Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …