Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gusht

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

Për ta fituar të drejtën e votimit përmes postës, ju duhet që:

– Të jeni nga mosha 18-vjeçare në ditën e votimit, më 17 tetor 2021;
– Të jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe të keni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës; dhe
– Të dëshmoni se keni të drejtë për t’u regjistruar si shtetas i Republikës së Kosovës.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta siguroni nga:

– www.kqz-ks.org; te linku: “Shërbimet për Votuesit”, pastaj linku: “Votimi Përmes Postës”;

–  Linja ndihmëse e Operacionit të votimit përmes postës (+ 383 38 213 100 ose + 383 38 213 200)

– Ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …