Edhe pse ligji obligon, institucionet shëndetësore nuk e kanë krijuar fondin për kompensimin e pacientëve. Po të njëjtat nuk e kanë kompensuar materialisht asnjë pacient për dëmet e shkaktuara gjatë trajtimit. Rastet e pakta të dëmshpërblimit janë pas ndjekjes së procedurave gjyqësore. Shoqata e Pacientëve e ka dërguar këtë çështje edhe tek Avokati i Popullit, por që nga viti 2019 nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa, nga partia në pushtet zotohen se do të adresojnë këto çështje në kuadër të legjislacionit. Kryetari i Shoqatës së Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra thotë se institucionet shëndetësore nuk i plotësojnë kushtet për shërbime të tilla. Sipas tij, shteti nuk është i gatshëm që të kompensojë pacientët të cilët kanë pësuar nga sistemi shëndetësor. Ato pak raste të dëmshpërblimit ndaj pacientëve kanë qenë të procedurave gjyqësore, por jo edhe ato administrative./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka reaguar kundër deklaratës së kryekuvendarit, Konjufca, i cili fajësoi kryetarët amerikan, Obama dhe Biden
Richard Grenell, Emisar Presidencial për Misione të Posaçme në administratën Trump, ka reaguar kundër deklaratës …