Nga data 6 shtator qytetarët e Kosovës nuk do të mund të hyjnë në Shqipëri pa kartelën e vaksinimit

Mijëra qytetarë të vendit tonë janë dyndur drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit

Mijëra qytetarë të vendit tonë  janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit. Radhë të gjata kilometrike janë shënuar në pikën kufitare Morinë në Kukës. Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike. Radhë e gjatë është edhe segmenti Morine-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve po shkojnë në bregdet. Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në Morinë rreth 1 milionë  e dyqind mijë shtetas të Kosovës e vende te tjera të rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020. Java e parë e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetaseve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …