Brickos

Investimet për plotësimin e boshllëqeve në “Rrugën e Kombit” po e shndërrojnë atë në një rrugë me standarde europiane

Komiteti drejtues ndërministror e ka miratuar propozimin për variantin final të Autostradë së Dukagjinit

Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Burim-Pejë-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti. Përzgjedhja e këtij varianti të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt, njofton Ministria e Infrastrukturës. Ministri Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili tha se i hap rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, “Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan-evropiane”. Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.​

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …