Komiteti i Komuniteteve mbajti takimin e dytë për vitin 2021

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti dhe përfaqësuesve të OSBE-së. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shaban Pejqinoviq tregoi për punën e kësaj zyre për kërkesat dhe vizitat që kanë në kuadër të kësaj zyre njëkohësisht bëri të ditur se këtë muaj kishin një rast të kthimit nga vendet e treta të komunitetit shqiptarë të cilin e kanë rekomanduar se kujt mund ti drejtohet për proceduar të mëtutjeshme. Po ashtu Pejqinoviq bëri të ditur se në muajin janar ne si zyrë kemi aprovuar planin e punës në KPF dhe Asamble Komunale, shqetësuese për zyrën tonë është mungesa e buxhetit mbase  po e pamundëson realizimin e këtij plani dhe vizitat në teren. Në të ndryshme janë diskutuar edhe një sërë temash për komunitetin .

Ndryshe kjo zyrë është e hapur çdo ditë pune nga or 08-16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …