Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 të infektuar me virus, janë shëruar 333, janë paraqitur 372 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar zyrtarisht se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 mijë e 856 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 372 raste pozitive. Instituti njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjeve të infektuar me virusin korona. Prej fillimi të pandemisë në vendin tonë numri total i rasteve pozitive është 63 mijë e 805 raste nga 261 mijë e 492 të dyshimtë në virusin  korona dhe 1 mijë e 540 raste të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55 mijë e 224 raste. Numri i rasteve aktive  të infektuar me këtë virus është 7 mijë e 41.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …