Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Vitisë organizuan Panairin e Sportit 2019

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar panairin e sportit 2019 që është mbajtur në stadiumin “Gursel e Bajram Sylejmani” në fshatin Sadovinë të Jerlive. Me këtë rast kryetari Haliti është takuar më përfaqësues të klubeve të ndryshme që veprojnë në këtë komunë. Kryetari Haliti ndër tjerash u shpreh se Komuna e Vitisë, krenohet me sukseset e klubeve të ndryshme sportive por edhe me sportistet e saj, në veçanti përmendi sukseset e KF “Vllaznia” nga Pozherani dhe KF “Vitia” nga Vitia. Ai ndër tjerash potencoi se kjo komunë po bënë çmos që të krijoj infrastrukturën e nevojshme për disiplinat e ndryshme sportive. “ Kemi punuar dhe po punojmë në krijimin e infrastrukturës së nevojshme sportive për disiplinat e ndryshme sportive si në ndërtimin e palestrës sportive, të stadiumeve, fushave sportive nëpër lokalitet e ndryshme të kësaj komune. Gjithashtu në Pozheran do të ndërtojmë një fushë sportive sikurse në fshatin Sadovinë të Jerlive” , u shpreh Kryetari Haliti. Përndryshe Panairi i Sportit 2019 në Viti, është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …