Komiteti për Komunitete realizoi një vizitë në disa institucione arsimore

Komiteti për Komunitete i komunës së Deçanit realizoi një vizitë në disa institucione arsimore, me qëllim të vëzhgimit nga afër të procesit mësimor dhe vijueshmërisë së nxënësve nga komunitetet.

Gjatë kësaj vizite u vizituan shkollat “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë, “Maxhun Çekaj” në Irzniq dhe “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, ku u zhvilluan takime me drejtues të shkollave dhe u diskutua për sfidat dhe nevojat aktuale.

Qëllimi i kësaj vizite ishte identifikimi i gjendjes reale në terren dhe adresimi i nevojave të nxënësve dhe institucioneve arsimore.

Komuna mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e mbështetjes së barabartë për të gjitha komunitetet.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …