Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku me bashkëpuntorë me nderim të veçantë në ditën e rënies, përkujtuan dëshmorin e kombit Behxhet Shabani nga Baksi, i cili ra heroikisht në betejën e Koshares, në një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës për liri.
Në një postim në Facebook, kryetari Lushtaku ka shkruar se në këtë ditë kujtimi, përulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë para veprës së Behxhetit dhe gjithë brezit të tij, për luftën dhe sakrificën sublime në shërbim të lirisë, e cila përbën frymëzim të përhershëm për gjeneratat që vijnë.
Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!