Komiteti për Komunitete, viziton familjet e minoriteteve në Banjë, Malishevë dhe Kijevë

Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës, pasi mbaroi mbledhjen e tretë të rregullt, vizitoi tri lokalitetet, ku jetojnë komunitetet minoritare, në Banjë, Malishevë dhe Kijevë, me qëllim që të njihen nga afër me gjendjen social- ekonomike dhe me kërkesat e tyre. Mirpo disa ditë më parë Komuna e Malishevës, kishte filluar me realizimin e projektit për ndërtimin e shtëpive dhe përfituese e këtij projekti, ishte familja e Rrahman Kovaçit e cila jeton në fshatin Banjë, në kushte jo të mira të banimit. Shtëpia e cila tashmë u ndërtua, u vizitua edhe nga anëtarët e Komitetit për komunitete si trupë e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku u ndanë të kënaqur me punët e deritashme të kryera dhe ato që do të pasojnë në vazhdim për këtë shtëpi të kësaj familje nga Banja, e cila i takon komunitetit RAE, që jetonë në Komunën e Malishevës. Anëtarët e komitetit për Komunitete, vizitën e vazhduan edhe në Malishevë e kijevë, për të parë dhe njoftohen me gjendjen reale dhe kërkesat e banorëve të komuniteteve minoritare në lokalitetet ku jetojnë, në Malishevë e Kijevë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …