Kryetari Jashari nënshkruan tri memorandume për finanacimin e projekteve me Ministrin Gashi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi ku edhe nënshkruan tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit, projekte këto shumë të rëndësishme për Skenderajn. Kryetari Jashari theksoi se: “Këto tri projekte janë të rëndësishme për komunën tonë. Diskutuam edhe për palestrën sportive, shtëpinë e Kulturës. Nënshkruam tri memorandume, që është fusha e sportit në Runik dhe dy objekte, njëra në Aqarevë akademia ushtarake e UÇK-së, dhe tjetra ne Mikushnicë”. “Kjo vërteton përkushtimin e shtetit që historia të mos harrohet edhe ajo para 100 viteve por edhe kjo e jona para 20 viteve me UÇK-në”. Ndërsa Ministri Gashi theksoi “se është kënaqësi e veçantë që të financojë për shkak të së kaluarës dhe kontributit të qytetarëve të Skenderajt në çlirimin e vendit. Biseduam edhe për projektet që MKRS është duke investuar aktualisht, biseduam edhe për palestrën sportive e cila ende s’ka përfunduar, jemi zotuar që këtë vit ta përfundojmë. Jemi në fazën finale të shtëpisë së kulturës. Ishte kërkesë e kryetarit Jashari për investime në muzeun e qytetit, do të shohim mundësitë për investime” tha ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai …