Komiteti për Politikë dhe Financa diskutoi për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027

Sot kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të këtij komiteti. Në këtë mbledhje drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, para anëtarëve të këtij komiteti ka paraqitur Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027. Ajo ka thënë se me aprovimin e kësaj kornize hapen rrugët për qarkoren e dytë buxhetore si dhe për realizimin e mëtutjeshëm të projekteve që pritet të realizohen. Në këtë mbledhje pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe propozim-vendimi për emërtimin e dy anëtarëve të komisionit përzgjedhës nga Kuvendi i Komunës për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani,  për këtë komision propozoi Bashkim Bytyçin si kryetar i komisioni, ndërkaq  Mendehie Lekaj-Rexhaj si anëtare e këtij komisioni. Ndërkaq drejtori i Urbanizimit Arbër Bytyqi, ka bërë propozim-vendimin për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033. Sipas Bytyqit, qëllimi i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal është që të bëhet bëhet planifikimi i hapësirës, në kontekst të ndryshimeve të bëra dhe harmonizimin e tyre me nevojat dhe mundësit reale për të arritur kushtet optimale të zhvillimit dhe planifikimit hapësinor. Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet me datën 20 Qershor duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Me Smirën Komuna e Vitisë filloi procesin e buxhetimit me pjesëmarrje

Komuna e Vitisë, ka mbajtur takimin e parë me banorët e fshatit Smirë lidhur me …