Brickos

Komiteti për Politikë dhe Financa diskuton raportet e punës së kompanive publike të Ferizajt

Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr.Kemajl Emini, ka bërë propozim-vendimin për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prelez të Muhaxhëreve. Për këtë pikë të rendit të ditës, kanë diskutuar disa nga anëtarët e KPF-së, ndërsa  me vota unanime u vendos që kjo pikë të diskutohet ne mbledhjen e Kuvendit Komunal. Po ashtu në këtë mbledhje u morë vendim që raportet e kompanive publike të Ferizajt, të diskutohen në kuvend. Mbledhja e Kuvendit Komunal do të mbahet me datën 30 tetor duke filluar nga ora 10:00.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …