Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, u mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Rahovecit për këtë vit kalendarik.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë si dhe monitoruesit e seancës.
Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.
Me shumicë votash, për në mbledhjen e rregullt të kuvendit u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Strategjisë për Menaxhimin e Ujërave të Zeza, 2025-2031;
2. Shqyrtimi i Planit të Punës i Komitetit për Komunitete për vitin 2026;
Në fund të mbledhjes, kryesuesi i njoftoi anëtarët e KPF-së, se për seancën e rregullt të kuvendit do të jenë edhe këto pika shtesë:
1. Plotësim-ndyshimi i Rregullores për Shërbime Publike;
2. Vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për Këshillin e Fshatit Hoçë e Madhe;
3. Vendim për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokalë;
4. Vendimi për formimin e komisionit për emërimin të ankesave për procesin e zgjedhjes së kishillave lokalë;
5. Vendimi për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe rrugicave në komunën e Rahovecit;
6. Informatë nga Drejtoria për Bujqësi rreth rregullimit të rrugëve në komunën e Rahovecit për vitin 2025.