Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka akuzuar qeverinë aktuale për qasje autoritare dhe, sipas tij, logjikë antishtetërore në udhëheqjen e vendit. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Gruda deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, nuk e kuptojnë funksionimin e demokracisë dhe institucioneve shtetërore. “Tash e sa vjet ballafaqohemi me një qeveri abuzuese, mendësi autoritare dhe logjikë anti-shtetërore nga një njeri e një parti që thjesht nuk e kupton demokracinë”, ka shkruar Gruda në mbishkrimin e videos. Ai shtoi se, sipas tij, nuk do të lejohet të dëmtohet shteti i ndërtuar me sakrificë dhe mund të madh ndër vite. Deklarata e Grudës vjen në kohën kur përplasjet politike mes partive janë intensifikuar në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, me akuza të ndërsjella për mënyrën e qeverisjes dhe drejtimin politik të vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
