Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti Mbledhjën e parë për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë vit kalendarik.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë si dhe monitoruesit e seancës.

Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.

Me shumicë votash, për në mbledhjen e rregullt të kuvendit u ceduan këto pika:👇🏼

1. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “KRM Ekoregjioni” në Rahovec;

2. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec;

3. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit ad hoc, për shqyrtimin e kërkesave të kandidatëve që kanë konkurruar për këshillin e fshatit Hoçë e Madhe;

4. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Organizimin e Brendshëm, Sistemimin dhe Klasifikimin e Vendeve të Punës në Komunën e Rahovecit;

5. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me nr. prot. 01 Nr. 181/24, të datës 30.1.2024, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin 01 Nr. 20/25, i datës 28.2.2025, për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Rahovecit;

6. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP);

7. Shqyrtimi i vendimit për miratim të Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026;

8. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-71510057-05058-0, ZK-Rahovec;

9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm të pjesë së parcelës P-71510057-02240-80, ZK-Rahovec;

10. Shqyrtimi i vendimit për formimi i komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-71510057-08152-0, ZK-Rahovec;

11. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025;

12. Shqyrtimi i informatës së KKSB-së për vitin 2025;

13. Shqyrtimi i kërkesës së Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Ekoregjioni”, për ngritjen e tarifës së shërbimit të mbeturinave;

Në fund të mbledhjes, kryesuesi i njoftoi anëtarët e KPF-së se për në mbledhjen e rregullt të kuvendit, në rend dite do të jenë edhe këto 5 pika:

14. Plotësim-ndryshimi i vendimit për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Komunitete;

15. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e lokacionit për banim social;

16. Vendim për caktimin e 3 anëtarëve nga kuvendi komunal për këshillin e përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt ka publikuar e agjendën e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Komuna e Skenderajt ka publikuar të enjtën agjendën e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të …