Komiteti për Politikë dhe Financa në Deçan mbajti takimin e VI-të me radhë

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajte mbledhja e VI-të e rregullt e KPF-së. Për këtë takim ishte propozua ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi në parim i Planit Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025,

  3. Shqyrtimi i Planit për Deponinë e Mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit,

  4. Shqyrtimi i Planit për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme,

  5. Shqyrtimi i Rekomandimit të komisionit për emërim të rrugëve,

  6. Shqyrtimi i Propozimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë,

  7. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,

  8. Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të Përkohshëm në pronat e personave Fizik dhe Juridik,

  9. Shqyrtimi i raportit 3 mujor dhe 6 mujor të shpenzimeve,

  10. Shqyrtimi i kërkesave,

  11. Të ndryshme.

Të pranishëm në këtë takim të rregullt të KPF-së ishin kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, që udhëhoqi këtë takim, Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, anëtarët e këtij komiteti, drejtor të drejtorive të cilët kishin edhe pika të rendit të ditës për diskutim dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së, njëkohësisht janë dhënë edhe sqarime nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj, si dhe drejtorë të dikastereve përkatëse të cilët kishin pikat e rendit të ditës, ku të gjitha këto pika kanë marr edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së që të trajtohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale. Tek shqyrtimi i kërkesave janë miratuar disa nga to:

Është miratuar kërkesa nga QKMF-ja në Deçan, për dy pagesa shtesë për shoferët e ndihmës së shpejtë në këtë qendër të cilët nuk përfshihen në përkrahjen financiare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Mjetet e ndara për 7 shoferë janë 4200 euro të cilat janë miratua nga anëtarët e KPF-së.Më 3200 € është përkrahe edhe K.F’’Besa’’ në Irzniq të cilët bëjnë pjesë në ligen e tretë në nivel vendi për fillimin e sezonit vjeshtorë. Kjo kërkesë është mbështet nga të gjithë anëtarët e KPF-së. Drejtoresha për Ekonomi dhe Zhvillim Fitore Hulaj, kërkoi nga KPF-ja që ta marrin parasysh kërkesën e kësaj drejtorie lidhur me Propozimin për ndarjen e mjeteve financiare për Marrëveshjen e Mirëkuptimit me CDF-Prishtinë për projektin ‘’Shtrirja e VIP –Dinarika në Regjionin e Shqipërisë dhe Kosovës’’ , financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, në vlerë financiare prej 6000 euro. Pas sqarimeve të dhëna se deri ku kanë arritur të përfundohen punimet dhe si do të vazhdojnë tutje nga anëtarët e KPF-së, është aprovuar për diskutim më tutje në Asamblenë Komunale. Klubi Hendbollistik ‘’Jusuf Gërvalla’’ Femrat në Deçan, të cilët garojnë në Superligen e Republikës së Kosovës, ndërsa kampionatin e kanë të përmbyllur në renditjen tabelare ne vendin e gjashtë (6), janë pretendente të futen në mesin e 4 ekipeve më të mira, kërkojnë mbështetje financiare në vlerë prej 10.130,00€ (dhjetëmijë e njëqind e tredhjet euro).Nga anëtarët e KPF-së mori dritën e gjelbërt për diskutim në Asamble. Vlen te theksohet se seanca e rregullt e Asamblesë Komunale mbahet ditën e premte më 30.10.2020 (e premte) në ora 10:00, në Sallën e Asamblesë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …