Në Astrazup filloi hapja e rrugës “Abdyl Frashëri” dhe i disa rrugëve tjera

Në fshatin Astrazup, ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i rrugës “Abdyl Frashëri” dhe lidhja e saj me rrugën “Avdullah Morina”, duke e ofruar edhe më afër këtë fshat me fshatin Burim. Po ashtu në kuadër të ndërtimit të rrugëve në këtë fshat, do të ndërtohen në tërësi 1.6 kilometra rrugë, duke e përfunduar kështu të gjithë infrastrukturën rrugore në të gjitha rrugët dhe rrugicat e Astrazupit. Në fillimin e punimeve në hapjen e rrugës “Abdyl Frashëri”, morën pjesë drejtori komunal i urbanizmit Ahmet Morina, drejtori për gjeodezi dhe kadastër, Bashkim Krasniqi dhe shefi i prokurimit Nuhi Shala, të cilët janë takuar edhe me banorët e kësaj pjese. Drejtori Morina, ka bërë të ditur, se “me rregullimin e 1.6 kilometrave rrugë, përmbyllet procesi i ndërtimit i të gjitha rrugëve, në të gjitha segmentet rrugore në Astrazup, e njëjtë do të vazhdohet edhe në fshatrat tjerë dhe gradualisht të përmbyllet i tërë procesi i ndërtimit të rrugëve në të gjitha vendbanimet”. Ndërtimi i rrugëve në Astrazup mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …