Brickos

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt

Pas lehtësimit të masave nga gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19 , Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar shumë pika të rendit të ditës. Por në veçanti është folur mbi Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2020. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira në fillim të këtij takimi tha se shkaku i gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, kanë qenë të pezulluara të gjitha takimet e rregullta të KPF-së dhe KK-së, vetëm jo ato që ndërlidhen drejtpërdrejtë me menaxhimin e situatës. Kryesuesi Pira potencoi se fatmirësisht po bëhen 3 javë që kur komuna e Vitisë nuk ka më raste të reja të qytetarëve të prekur me këtë virus. Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është diskutuar për Pasqyrat Financiare për periudhën janar-mars 2020 të cilët i paraqiti Berat Zuka, Zyrtar komunal në kuadër të Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Me këtë rast ai bëri me dije se nga gjendja e krijuar nga virusi pandemik COVID-19 komuna ka pasur disa vështirësi financiare si në inkasimin e të hyrave ashtu edhe në shpenzime e sidomos gjatë muajit mars. Ndërkaq anëtarët e këtij komiteti nga subjektet e ndryshme politikë kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime për të cilat edhe kërkuan që të kenë të dhëna më të detajuara gjatë raportimeve të radhës. Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe janë votuar edhe këto pika:

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e draft strategjisë komunale kundër dhunës në familje për vitin 2020-2023, si dhe planin e veprimit. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e draft rregullores për transparencë në Komunën e Vitisë, me kërkesën e MAPL-së. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i menaxhimit të mbeturinave. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të rregullores për menaxhimin e mbeturinave. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i veprimit për Eficiencë të Energjisë ( PKVEE) 2019-2021. Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2020, dhe raporti i punës për vitin 2019. Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2020. Gjithashtu është dhënë edhe një Informatë nga zyra e prokurimit mbi planifikimin e prokurimeve për vitin 2020 si dhe raporti vjetor i kontratave të nënshkruara për vitin 2019. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Hasan Aliu, zv. kryetar i komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …