Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti mbajti mbledhje e dytë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Në fillim të këtij takimi Kryesuesi Naim Pira, i ka njoftuar fillimisht të pranishmit se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga Departamenti Ligjor i MAP-së lidhur me ligjshmërinë e vendimeve të marrë në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë. Ai gjithashtu i ka njoftuar anëtaret e këtij komiteti se numri i të infektuarave aktiv me virusin COVID-19 në Viti, ka shënuar rënie dhe momentalisht janë 18 raste aktive të qytetarëve të prekur nga ky virus duke ju uruar shërim të shpejt të gjithë të infektuarave. Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

  2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.

  3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti

  4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik (parkingjet publike).

  5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës se paluajtshme te Komunës në shfrytëzim ( parkingjet publike)

  6. Informatë për planin e prokurimit për vitin 2021 (Janar-Dhjetor 2021)

Përndryshe të gjitha pikat të parapara për votim kanë marrë përkrahjen e shumicës së anëtarëve të KPF-së dhe pritet që shumica e këtyre pikave të shkojnë për shqyrtim në seancën e radhës së Kuvendit Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Komunën e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu së bashku me njësitë policore dhe qytetarët …