Vucic

Kommersant: Serbia po sulmohet nga të gjitha anët, Perëndimi por edhe Rusia janë të pakënaqur me Aleksander Vuçiqin

Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, në të cilat fitoi Vuçiqi dhe partia e tij  presioni ndaj Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë papritmas u rrit dhe për herë të parë gjatë krizës ukrainase pakënaqësi shfaqi edhe Moska, shkruan e përditshmja e Moskës “Kommersant”. Në një artikull të titulluar “Serbia po sulmohet nga të gjitha anët – edhe Perëndimi edhe Rusia janë të pakënaqur me Beogradin”, gazeta shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili u gjend në mes të zjarrit diplomatik mes dy palëve, do të ndërmarrë hapa drejt Perëndimit, por vështirë se do të largohet nga Rusia, transmeton Zeri.info. Presioni ndaj Beogradit drejtohet nga Gjermania, e cila konsiderohet si partneri kryesor i Serbisë në BE, shkruan e përditshmja, duke shtuar se presidenti gjerman Walter Steinmeier në mesazhin e tij urimi drejtuar Vuçiqit javën e kaluar ka thënë se koordinimi i politikës së jashtme serbe me BE-në, veçanërisht ndaj Rusisë, përfshirë sanksionet, është vendimtar. E përditshmja ruse  shkruan se partneri kryesor i Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit është Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit, i cili në Serbi konsiderohet njëri  nga politikanët kryesorë prorusë”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …