Kastrioti ka mbi 20 mijë banorë por qytetarëve u mungojnë disa shërbime bazë, pasi mungon zyra e një noteri

Kastrioti ka mbi 20 mijë banorë por qytetarëve u mungojnë disa shërbime bazë, pasi mungon zyra e një noteri

Ka mbi 20 mijë banorë por qytetarëve të Obiliqit po u mungojnë disa shërbime bazë e të nevojshme, për shkak se këtu mungon  zyra e një noteri. Pakënaqësi për këtë kanë vet qytetarët të cilët ballafaqohen me këtë problematikë. Njëri prej qytetarëve thotë se këto shërbime përpos Prishtinës ua ofron edhe komuna e Fushë Kosovës. Noterizimi është proces zyrtar i parandalimit të mashtrimeve, që siguron palët e përfshira në një marrëveshje apo transaksion, se dokumenti i tyre është autentik. Zyrtarë të Odës së Noterëve, kanë thënë se kërkesën e tyre në Ministri të Drejtësisë e kanë ripërsëritur. Por, nuk e dinë se kur do të hapet konkursi. “Ne kemi probleme me shumë komuna, kërkesa dihet është e parashtruar  atje në ministri dhe ministria për shkak të vendimit të gjykatës që ka prit dhe tani ministria ka thënë se do të hap një konkurs të ri. Si do të veproj ministria është kompetencë e tyre, natyrisht që ne jemi të interesuar që sa më shpejt kjo procedurë të kryhet”, ka deklaruar kryetari i Odës së Noterëve Aliriza Beshi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …