Taulant Balla

Taulant Balla: Deputetët e shumicës sot dorëzojnë zarfet me tre emra për kandidatët e tyre për kryetar të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë,  Taulant Balla, ka thënë se deputetët e shumicës do të dorëzojnë nesër zarfet me tre emra për kandidatët e tyre për kryetar të Shqipërisë. “Nesër, ne do marrim propozimet e para me emra konkretë nga anëtarët e grupit të PS. Në një zarf çdo deputet përmes një formulari do ketë mundësi të propozojë jo me shumë se tre kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Për ne ka rëndësi të jetë proces konsultimi brenda grupit. Sot deputetët do i depozitojnë në një sekretari të posaçme më pas do kemi mundësi të vlerësojmë propozimet brenda grupit. Duam të nxisim edhe publikun të bëhet pjesë e procesit, në adresën zyrtare do të nxisim publikun të sjellin propozimet e tyre në emailin zyrtar [email protected]. Është një standard i ri për t’u ndarë nga kulisat e vjetër për zgjedhjen e Kryetarit të Shtetit, i cili përfaqëson unitetin e popullit ndaj populli s’ka pse mos jetë pjesë për zgjedhjen e presidentit të ri.  “Do të ftojmë të sjellin propozimet e tyre. E katërta, konsultimet me grupet parlamentare të opozitës. Do i ftojmë grupet e opozitës, do propozojmë një takim të martën pasdite, me të tre kryetarët e grupeve, z. Alibeaj, znj. Doda e z. Mediu në një takim paraprak në zyrat e Kuvendit me qëllim që të nisim parimet kryesore të një dialogu me grupeve parlamentare. Në tri raunde kërkohet një shumicë e cilësuar, kjo parasheh të kemi një proces konsultimi me opozitën”, ka deklaruar Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …