Kompania Ajrore “Air Mediterranean” stacionon dy aeroplanë Airbus 321, nё ANP “Adem Jashari”

Kompania Ajrore “Air Mediterranean”, tashmё ka bёrё stacionimin e dy aeroplanёve Airbus 321 nё Aeroportin Ndёrkombёtarё tё Prishtinёs  “Adem Jashari” (LKIA), me njё kapacitet prej 220 ulёsesh.
Qё nga vikendi i kaluar kjo kompani ka destinacion nisjeje Prishtinёn, pёr tё fluturuar nё aeroportet evropiane siç janё: Dusseldorf, Stuttgart, Munich, Mulhouse, Malmo dhe Gothenburg.
Stacionimi i aeroplanёve nё aeroportin tonё pritet tё ndikoj dukshёm nё uljen e çmimeve tё biletave dhe poashtu ofron zgjedhje mё tё madhe fluturimesh.
Air Mediterranean ka hyrё nё tregun e Kosovёs qё nga muaji Mars i kёtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …