Brickos

Mehmet Musa: Enver Hoxha diell epoke! (16.X.1908 — nuk vdes kurrë!!! II

Mehmet Musa: Enver Hoxha diell epoke! (16.X.1908— nuk vdes kurrë!!! II

Renia e pushtetit popullor të Enver Hoxhës! 

Me 11 prill 1985  ditë e ejte, ndërroi jetë lideri shpirtëror dhe ikona e shtatë milion shqiptarëve, Enver Hoxha. Këte rast me padurim e prisnin CIA-KGB, UDB,e shumë shërbime sekrete për tu hakmarrë mbi Shqipërinë e Enver Hoxhës, e pritnin edhe komunistët serb me kombësi shqiptare ata shqiperca që kishin dhënë betimin para Tito-Kardel-Rankoviqit, që ishte një numër kogja i madh në shërbim të vëllazërim-bashkimit më serbët e që në shërbim të tyre janë edhe sot. U gëzuan sepse për së gjalli Enver Hoxha iu kishte treguar vendin si Imperializmit amerikan dhe Socialimperializmit Sovjetik e si Jugosllavëve.

Dua të  shkëpus një rresht të referatit të Jeton Shalës lexuar me rastin e 86 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës organizuar nga klubi „Emin Duraku“ në Düsseldorf të Gjermanisë në vitin 1994 ku shkruhet; Zagarët e bijtë e zagarëve, qenët e bijtë e qenëve të tërë botës u mblodhën sëtoku, dhe, sulmuan vazhdimisht për 45 vite me radhë Enver Hoxhën dhe Shqipërinë e Enver Hoxhës, por kur nuk arritën sukses, vetëm lëviznin bishtin nënë këmbë. Urrejtja dhe akumulimi  nga lindja dhe perëndimi për afër pesë dekada, që ishte akumuluar kundër Shqipërisë së Enver Hoxhës shpërtheu në vitet 1990-91, ku Shqipëria dhe çdo gjë që eshtë shqiptare, u permbysën. Nuk ishte vetem rendi shoqëror që u përmbys,por u përmbys shteti dhe lëvizën themelet e shtetit Shqiptar.U shkel, nderi, burrëria, besa, morali e karakteri i shqiptarit. Upërmbys ushtria shqiptare,armët dhe aviacioni luftarak që me mund,djersë e sakrifica i siguroi Enver Hoxha dhe i tëre populli shqiptar u rrënua. U rrënuan fabrika dhe uzina,shkolla e spitale,kooperativa e depo armësh,që u shitën për skrap në Mal të Zi.Njeriu shqiptar që për 45 vite me radhë kishte në trup uniformën e besës shqiptare, njerezisë, atdhedashurisë dhe shqiptarisë u çvesh  nga kjo uniformë për  të veshur një tjetër të vetëthirrur të „demokracisë“ .Filloi të rilindë analfabetizmi.Filloi të mbillet droga në Lazarat e shum vende të Shqiperisë me miratimin e heshtur të qeverisë si asajë të PD-së si asaj të PS-së,U formuan banda kriminelësh si, ajo e Lushnjes,Tropojës,Shkodrës e shume banda të tjera anë e kend shqiptarisë,që lidhjet i kanë me  pushtetin në fuqi.Korrupsioni eshtë në shkallen më të lartë në botë,hajdutët më të mëdhenjë jan pushtetarët,si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.Ka lulezuar prostitucioni dhe në tërë Europën vajzat e motrat tona zënë vendin e dytë.

Ka lulëzuar varfëria, që aq sa tmerrohesh po që se shkon në zona të thella ku ekziston një gjendje me keq se në mesjetë. Shikon fëmije të vegjël në rrugë  që deklarojnë se kanë braktisur shkollën nga skamja. Të tjerë fëmijë të rrugës shesin cigare dhe drogë  për të fituar ndonjë lek sepse duhet përkujdesur për familjen. Mos pyet për të sëmuret sepse u duhen dhjetëra mijëra euro që të mjekohen nëpër spitale, përndryshe, po nuk pate leke, duhet të vdesësh në rrugë.

Është thelluar një hendek marramendës mes pushtetarëve të pasur dhe shtresës së vegjëlisë si shtresë e varfër deri në ekstrem.Të rinjtë  e të rejat e vendit emigrojnë rrugëve të Evropës e deri ne SHBA e Kanada për një jetë me të mirë duke mos parë perspektivë në vendin ku lindën dhe u rritën, në Shqipërinë natyrale.

Gjendja e sigurisë së qytetarëve të vendit është në rrezik permanent. Çdo kush ka armë, bile edhe fëmijët e moshës 10-12 vjeç. Sipas  gazetarit Roland Qafoku që i referohet të dy drejtoreve të  policisë së shtetit Veli Myftarit dhe Fadil Cana, janë ekzekutuar që prej vitit 1990, 6348 persona, ndër të  cilët edhe dy komisare policie si Artan Cuku  dhe Aleksandër Ndoka.

Viti 1990, 129 të vrarë

Viti 1991, 205 të vrarë

viti 1992, 251 të vrarë,

viti 1993, 268 të vrarë,

viti 1994, 256 të vrarë,

viti 1995, 210 të vrarë,

viti 1996, 248 të vrarë,

viti 1997, 1542 të vrarë,

viti 1998, 573 të vrarë,

viti 1999, 496 të vrarë,

viti 2000, 257 të vrarë,

viti 2001, 208 të vraë,

viti 2002, 179 të vrarë,

viti 2003, 144 të vrarë,

viti 2004, 119 të vrarë,

viti 2005, 131 të vrarë,

viti 2006, 87 të vrarë,

viti 2007, 103 të vrarë,

viti 2008, 88 të vrarë,

viti 2009, 82 të vrarë

viti 2010, 118 të vrarë,

viti 2011, 124 të vrarë,

viti 2012, 126 të vrarë,

viti 2013, 107 të vrarë,

viti 2014, 98 të vrarë,

viti 2015, 54 të vrarë,

viti 2016, 71 të vrarë,

viti 2017, 47 të vrarë, po nga viti 2018-2020 edhe sa shqiptar jan të vrarë ,e sa do të vritën nëpër vite???

Do marr një shembull, në malësinë e Gjakovës, kur ishte sekretar rrethi , në Bajram Curr, i pavdekshmi biri i Gashit Bajram Neza, kishte gjallëri dhe jetë,dëgjohej zëri i ëmbël i fëmijëve nëpër  shkolla fillore e të mesme,punohej në koperativa, ndërsa sot në fshatrat e Tropojës; Bujan, Gri, Kam, Geghysen, Babinë, Hoxhaj, Dragobi, Koçanaj, Pla, Sopot, Degë, Shipshan, Padesh, Kërrnajë, Myhejan, Llugaj, Cërrnicë, Luzhë, Valbonë, Margegaj, Bytyç, Markaj, Gjongecaj, Dushaj, Lekbibaj, Dunishë, Tropojë e vjetër, e fshatra të tjerë le që nuk dëgjohet zëri i ëmbël i vogëlushëve malësor por në shume fshatra nuk jeton kush më fare e në të tjera kanë ngelur nga dy tre shtëpi me nga dy pleq.

Nuk po flasim për vizitat e rralla ndonjëherë kur ato zona i vizitonte dragoi i Dragobisë Enver Hoxha,dhe pritej me bukë kripe e zemër nga malësorët e asaj ane të prirë nga Ramë e Zeqir Halili, çfarë jete e gjallërie ishte.

Në malësinë e Gjakovës, kishte më shume banorë në vitin 1920 se sa sot, pas 100 vjetëve.

Sot ish, gjysma e Shqipërisë që ishte okupuar nga Jugosllavia ,falë mësimeve, udhzimeve, e armëve të strategut e luanit të pavdekshmit Enver Hoxha, si dhe të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare frymon lirshëm. E terë Kosova e Enver Hoxhës i eshtë mirnjohëse dhe e falenderon sot e mot gjeneralin e gjeneralëve shqiptare, Enver Hoxhën. Në qytetin e Ferizajt të Shqipërisë ,funksionon shoqata për ruajtjen dhe kultivimin e jetës dhe veprës heroike të Enver Hoxhës që, udhëhiqet nga profesori i filozofisë Remzi Hasani dhe vëllai i tij profesor i telogjisë.

Ata me të drejt pyesin si është e mundur që nga viti 1946 të mbahej mend vizita e Enver Hoxhës në Beograd, kur kërkoi që Kosova duhet ti kthehej Shqipërisë, e nuk flitet për vizitën e kriminelit serb, në qytetin e rrënuar nga tërmeti të Durrësit, i cili i ka duart e lyera me gjakun e 1400 foshnjave e fëmijëve shqiptar në luftën e Kosovës, Aleksandër Vuçiç. Ndërsa për ballkaninë e Vukmanoviç Tempos që do të realizoj padishahu Edi Rama i mbyll sytë e gjithë shqiptaria .Tani  Radio e TV Tirana e dikurshme është transferuar në Prishtinë ,aty Radio Kosova e lirë, radio e luftës së UÇK-së si dhe TV-Dielli, mbajnë lartë me nder e krenari frymën e atdhedashurisë e shqiptarisë,me punë mund e sakrifica , ngrisin lartë e më lartë flamurin e nderit ,trimërisë e shqiptarisë.

Si përfundim këto që shkrova dhe thash më lartë, i pranojnë vetëmevete,edhe Ismail Kadere, Avdi Baleta ,e shumë pseudo shqiptar e pseudo demokrate, bile sikur të ishte Enveri ynë akoma në jetë ata, do të kishin shkruar më mirë se unë dhe mua s’më kishte rënë për pjesë fare të shkruaj për këtë 112 vjetor të lindjes së vëlla-ut të Skënderbeut ,Enver Hoxhës, ashtu siç e tha edhe dijetari, shkrimtari e publicisti më me zë në të gjitha hapësirat shqiptare Prof.Dr.Rexhep Qosja!!!

Lavdi për jetë e mote jetës dhe veprës kolosale në shërbim të trojeve shqiptare të pavdekshmit Enver Hoxha!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Atdheut të të gjitha kohërave!

Rroftë Shqipëria natyrale me shtatë milion shqiptar!!! 

Mehmet Musa, Isniq me 16 tetor 2020

P.S: Për ata legenë që kanë vjellë e, vjellin vrer kundër luanit Enver Hoxha unë, dua t‘ju kujtoj se Mali i Olimpit nuk luan nga vendi dhe nuk do t‘ia di për krrokatjet e sorrave të zeza  dhe as për ulërimat e çakejve dhe lehjet e zagarëve të rrugës. Ata zagarë le të lehin  ditën e natën, sepse për ata edhe shpërblehen me ndonjë kockë për ta lëpirë!!!

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kongresi amerikan ka votuar, pro intervenimit të NATO-s kundër Serbisë. Holbruk i ka dhënë autorizimet e caktuara Havier Solanës. (23 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Kongresi amerikan ka votuar, pro intervenimit të NATO-s kundër Serbisë. Holbruk i ka dhënë autorizimet e caktuara Havier Solanës. (23 mars, 1999)

Sot është dita e katërt prej fillimit të ofensivës së përgjithshme të forcave armike. Luftëtarët …