leoni

Kompania e pijeve freskuese “Royal Beverage”, ka lansuar me sukses shijen e re “Royal Water”

Kompania e pijeve freskuese “Royal Beverage”, ju informon se ka lansuar me sukses shijen e re te Ujit natyral, e cila ka kaluar fazat e pёlqyeshmёrisё dhe tani ёshtё shtrirё nё shumicёn e marketeve nё vend.

Bёhet fjalё pёr shijen e re tё Ujit natyral me limon “Royal Water”. Uji me limon pёrmban vitaminё C dhe ёshtё i testuar pёr cilёsi dhe veti ushqyese, tё cilin mund ta pёrdorni pёr aktivitete tё ndryshme ku dhe ju ndihmon tё rrisni energjinё tuaj.

Royal Water kёrkoje dhe ti, ngase ёshtё zgjedhja e shkёlqyer pёr konsumatorёt qё pёrdorin ujin me pёrmbajtje tё limonit.

Kompania e ka lansuar nё dy forma tё litrazhёs 0.33 L dhe 1.5 L nё plastikё dhe shishja e lansuar ёshtё e pёrshtatshme pёr dorё dhe ka njё dizajn unik e tё bukur nё pamje.

Pёr me tepёr mund tё ndiqni faqet nё rrjetet tona Sociale Facebook dhe Instagram pёr tё marrё informata tё tjera mbi produktet e kompanisё (Facebook – Royal Water, Instagram- Royal Water).

Kompania Royal Beverage ndёr tё tjera operon nё treg nga viti 1994 duke ofruar gjithmonё produkte cilёsore. 

Ёshtё e prodhuese e pijeve tё brendit amerikan Royal Crown Cola me shijet Rc cola, Rc Bitter Lemon, Rc Lemon Lime, Rc Tropic, Rc Exotic, Rc Orange, mandej pijen energjike Red Rain dhe ҫajin e ftohtё Frostea.

Prandaj, konsumatorё tё nderuar ne ju ofrojmё cilёsi nё produkte e ju na qёndroni besnikё duke i pёrzgjedhur shijet tona./ Royal Beverage.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …