Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se instruktorët e FSK-së po vazhdojnë trajnimin e rekrutëve të Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar të japin kontributin e tyre në trajnimin e rekrutëve të Ukrainës. Instruktorët tanë së bashku me ata të Britanisë e Madhe deri më tani kanë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas. Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin ‘Interflex’, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas, ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …