Fundjava shënon rritjen e numri të mërgimtarëve tanë, që vijnë për pushime nga vendet e Evropës Perëndimore

Kompania “Limak Kosovo”, ka njoftuar se sot do të nisen drejt Evropës 45 aeroplanë nga Aeroporti Adem Jashari

Kompania, “Limak Kosovo”, e cila e ka me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, e cila e ka njoftuar se sot do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova. Vetëm në tri ditët e para të janarit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë apo rreth 11 mijë më shumë se në tri ditët e janarit të vitit të kaluar. Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka theksuar se në tri ditët e para të janarit  kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë  dhe janë realizuar 212 fluturime. Gara i ka thënë RTK-së se ende është herët ta dinë nëse rritja e numrit të udhëtarëve ka të bëjë me liberalizimin meqë sipas saj, kjo periudhë ishte edhe kohë festash dhe shumë mërgimtar qëndruan në Kosovë. Ajo ka deklaruar se një pasqyrë më të qartë mund ta kenë brenda tre muajsh. Qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …