KQZ

Komsioni Qendror Zgjedhor bënë të ditur se nga 13 janari fillon aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës

Komsioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen me 14 shkurt. Ndërkohë që KQZ bën të ditur se kur fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve që nuk jetojnë në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon se periudha e aplikimit për t’u regjistruar votuesit jashtë Kosovës është nga 13 deri më 21 janar. Ndërsa ai shton se te gjitha informacionet do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së. Kujtojmë që buxheti për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë 5 milionë e 650 mijë euro. Ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 3 shkurt dhe do të zgjasë dhjetë ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …