Komuna e Deçanit e përgatitur për sezonin Dimërorë

Tash kur kemi hy në gjysmën e dytë të muajit nëntor afër stinës më to ftohtë të vitit, komuna e Deçanit ka mëndur me kohë që të ndajë mjete të mjaftueshme për mirëmbajtje të rrugëve. Qe nga muaji qershor 2020 komuna e Deçanit ka nënshkruar kontratë me ’’Lika Trade ’’SH.P.K, për mirëmbajtje të rrugëve verore dhe dimërore në komunën e Deçanit. Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, tha se kontrata të tilla janë më të dobishme me vet faktin se mjetet e ndara me të njëjtin kontraktor mund ti shfrytëzojmë për mirëmbajtje edhe gjatë sezonit veror por edhe gjatë sezonit dimërore. Tashmë komuna e Deçanit ka mbi 270 kilometra rrugë të asfaltuara në qytet dhe në fshatrat dhe të gjitha këto duhet të kenë mirëmbajtje si në sezonin veror po ashtu edhe atë dimërorë tha Ramosaj. Kontrata në fjalë është nënshkruar me 26.06.2020 dhe do të mbyllet më 26.06.2023 që është një kontratë e nënshkruar trevjeçare vlera e sajë kapë shifrën 1,933,111.00€

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …