leoni

Të mërkurën mbahet nbahet konferenca e parë statusore në rastin kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Të mërkurën mbahet konferenca e parë statusore në rastin kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Konferenca e parë statusore në rastin kundër katër anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të mbahet të mërkurën, 18 nëntor në orën 11:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjykatësi i procedurës paraprake ftoi të katër të akuzuarit në rast – Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, si dhe avokatët e tyre mbrojtës për të marrë pjesë në konferencën statusore. Në Rregullorën e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”. Katër eprorët e UÇK-së janë paraqitur javën e shkuar për herë të parë para Gjykatës Speciale. Më 9 nëntor, Krasniqi dhe Thaçi ishin të parët që u paraqitën para gjykatës me seli në Hagë me ç`rast u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …