leoni

Komuna e Deçanit i pret me shqetësim arrestimet e luftëtareve të lirisë që gjithë jetën ia kushtuan çlirimit të vendit

Komuna e Deçanit i pret me shqetësim arrestimet e luftëtareve të lirisë që gjithë jetën ia kushtuan çlirimit të vendit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shoqatën e të burgosurve politikë. Në këtë takim është diskutuar rreth arrestimeve të fundit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Në komunikatë për media, komuna e Deçanit thuhet të ketë pritur me shqetësim këto zhvillime ku po arrestohen luftëtaret e lirisë, të cilët terë jetën e tyre ia kanë kushtuar lirisë duke sakrifikua gjithçka për çlirimin e Kosovës nga pushtimi shekullor i Serbisë. Tutje ata konsiderojnë se arrestimet nga Gjykata Speciale janë cenim i të Drejtave të Lirive të Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore

Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të …