Komuna e Deçanit në kuadër të projektit për mjedis të Pastër shpërblehet më grantin në vlerë mbi 100 mijë euro

Në “Garën për Mjedis të Pastër”, Komuna e Deçanit, në raundin e dytë të skemës së Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, ka fituar një stimul financiar për performancën e saj në menaxhimin e mbeturinave duke u radhitur në mesin e fituesve, e shpërblyer me shumën: 110,210.00 €. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me këtë rast e ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe GIZ-in për vlerësimin dhe N.P.L ,,HIGJIENA”, për punën me përkushtim.

Nuk do të ndalemi do të vazhdojmë të punojmë për Deçanin Ekologjik dhe të Pastër, ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tretë urgjente e KPF-së të komunës së Malishevës

Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, të mërkurën u …