SHFMU ,,Kuvendi i Verrave të Llukës ’’ përfituese e një donacioni nga KFOR-i

Drejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ,,Kuvendi i Verrave të Llukës’’ Besarta (Tahirukaj) Idrizi, ka pranuar një donacion për këtë shkollë, i cili ka qen mëse i nevojshëm për zhvillimin në praktikë të procesit mësimorë të nxënësve të kësaj shkolle. Donacioni i dhuruar ka të bëjë më 20 laptop, një aparat plastifikues si dhe mjete didaktike për klasën Përgatitore. Donacioni është dhuruar nga KFOR-i, Qendra Prishtine, është finalizuar nga Komanda Regjionale-Perëndim gjegjësisht CIMIC-Italia me seli ne Peje. Për Drejtoreshën e kësaj shkolle ky donacion do të thotë shumë me vet faktin se mësimet mund të zhvillohen edhe në praktikë, ndërsa edhe gjërat tjera të dhuruara mundësojnë një zhvillim më të lehtë të procesit mësimorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …