Brickos

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, ku përmes materialeve promovuese po prezantohen trashëgimia kulturore, atraksionet turistike si dhe investimet e ndryshme. Në këtë panair, Deçani po prezantohet nga zyrtarët e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, të cilët po kujdesen të prezantojnë asetet e komunës së Deçanit për pjesëmarrësit në këtë ngjarje. Ky panair është vendi ideal për shkëmbime idesh, kontaktesh dhe shpalosje të atraksioneve turistike të qytetit të Deçanit dhe rritjen e bashkëpunimit me komunat e rajonit, me qëllim të krijimit të një guide të përbashkët turistike. Deçani, një destinacion i shkëlqyer i natyrës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ministrin Damka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit …