leoni

Komuna e Deçanit pranon donacion një maqinë-fshisë nga bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e komunës, z. Sami Cacaj, Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni dhe kryeshefin e NPL “Higjiena”, z. Kushtrim Loshaj, pranuan të premtën një maqinë-fshisë, si donacion nga bashkatdhetarët tanë.

Mirënjohës përzemërsisht për Agim Ramosaj dhe miqtë e tij, bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Zvicër.

Kontributi juaj është një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë tuaj për vendin dhe frymëzim për ne që të vazhdojmë në misionin tonë për një mjedis më të pastër, ka deklaruar me këtë rast kryetari Ramosaj me rastin e pranimit të donacionit.

Kontrolloni gjithashtu

U kujtua Profesori Sabahajdin Cena

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i …